LAJM I FUNDIT/ E dhimbshme, ndahet nga jeta ish-ministri shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të enjte janari ku ish-ministri dhe ish-zv.ministri i Financave, Qemal Disha, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Disha, një nga figurat më të njohura dhe me ndikim në historinë e ekonomisë shqiptare, të pas viteve ’90, ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë e zemrës dhe kolegët e shumtë që i pati përgjatë jetës së tij.

Qemal Disha shërbeu si Zv/Ministër i Financave në vitet 1990–1991 dhe më pas u emërua Ministër i Financave në shkurt të vitit 1991, duke e mbajtur këtë detyrë deri në prill të po atij viti. Më vonë, ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për vitet 1991–1992.

Disha, një njohës i mirë i shifrave dhe strateg i Financave, lë pas një trashëgimi të rëndësishme në administratën publike dhe në sektorin e sigurimeve, ku ndikimi i tij ndihet ende sot.

I lindur në Zerqan të Dibrës në vitin 1951, Disha ndërtoi një karrierë të pasur, duke kombinuar dijen akademike me eksperiencën në qeverisje dhe financa. Nën drejtimin e tij, institucionet që drejtoi u pozicionuan si modele profesionalizmi dhe besueshmërie, ndërsa ai vetë u bë mentor i shumë brezave të rinj të profesionistëve.

Ceremonia mortore do të zhvillohet pranë Funeral Home ALBA 2000, ndërsa varrimi mbahet të shtunën, më 10 janar 2026, në orën 11:00, në Tufinë.

Quelle: shqiperia-ime.com