LDK drejt përçarjes? Paralajmërohet formim i një grupi të ri parlamentar

Anëtari i Guxo-s Luan Gacaferi, ka reaguar me një postim kritik, duke paralajmëruar se LDK po shkon drejt një kuvendi të “karrigeve” dhe një ndarje të re brenda partisë.
Sipas tij, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti pritet të formojnë një grup të veçantë parlamentar me të paktën pesë deputetë, të cilët nuk do të jenë më nën kontrollin e kryetarit Lumir Abdixhiku, të cilin ai e krahason me “Lul Bashën”.
Postimi i plotë:
Kush qe e shkoq “Lul Bashën” prej karriges se kryetarit nuk ka!
Nga ajo qe po lexojë mes rreshtave dhe po nuhat në ajër, LDK po shkon jo vetëm drejt kuvendit të “karrigave” por edhe drejt ndarjes se radhës!
Nuk e dijë se a do ja arrijnë Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti të krijojnë grupin e tyre parlamentar por i sigurt jam qe ata do i kenë minimalisht 5 deputetë, qe nuk i kontrollon mo “Lul Basha”(Lumir Abdixhiku)!