“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in”, sqarohen Bia dhe Alba në BBVK

“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in”, sqarohen Bia dhe Alba në BBVK
Pas një jave të mbushur me tensione dhe keqkuptime, dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe Bia, kanë vendosur të ulen dhe të sqarojnë situatën mes tyre. Përplasja e javës së kaluar, e cila kishte tërhequr vëmendje të madhe brenda shtëpisë, duket se ka marrë një kthesë më të qetë, me të dyja…

Pas një jave të mbushur me tensione dhe keqkuptime, dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe Bia, kanë vendosur të ulen dhe të sqarojnë situatën mes tyre.
Përplasja e javës së kaluar, e cila kishte tërhequr vëmendje të madhe brenda shtëpisë, duket se ka marrë një kthesë më të qetë, me të dyja vajzat që kanë reflektuar mbi atë që ndodhi.
Gjatë bisedës, Bia u shpreh e penduar për debatin dhe pranoi se përplasja kishte ardhur për një histori që tashmë i përket së kaluarës. Ajo theksoi se nuk kishte qenë e nevojshme që tensionet të arrinin në atë pikë, duke kërkuar mirëkuptim nga Alba.
“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in, kohë më parë ka qenë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se dëshiron të lërë pas këtë kapitull.
Nga ana tjetër, Alba foli hapur edhe për raportin e saj me Limin, duke theksuar se e njeh shumë mirë dhe se është e vetëdijshme për pritshmëritë e tij në një marrëdhënie.