“Nuk e ka kuptuar mesazhin…”/ Babai i Selin SQARON pse i tha të mos largohet nga krevati: Nuk ka bërë asnjë krim…

Babai i banores së “Big Brother VIP 5”, Selin, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”. Gjatë lidhjes telefonike me Sidorela Gjonin, ai u shpreh se e bija e tij është super vajzë, e mirë lexuar, e shkolluar.

“Unë kam gabimet e mia, por ajo më ka ndjekur në çdo hap nga mbrapa. Do ju lutesha shumë të kishim një sensibiltet. Nuk mund të merren gazetarët a u nda nga gruaja, a u nda nga burri. Nuk është faji juaj, por është faji i sistemit. Ajo është jeta personale e çdo njeriu. Ajo femër, nuk është ajo femër që me aq pak mesazhe që kam lexuar, nuk është ajo femër dhe për këtë ju garantoj”.

I pyetur nëse e ka kuptuar letrën që ai i dërgoi pak ditë më parë, babai u përgjigj:

“Absolutisht që nuk e ka kuptuar mesazhin. Ajo nuk e di çfarë dimë ne jashtë. Ajo nuk e ndjen atë që ndjejmë ne. Unë mendoj se ajo nuk ka kuptuar asgjë. Ajo nuk kupton të parën që çfarë flitet jashtë. Duhet të kuptojë të parën, pastaj të dytën”.

Ndërsa kur u pyet se pse i tha të bijës që të mos largohet nga krevati, të cilin e ndan me Mirin, ai u shpreh:

“Vajza ime s’ka bërë asnjë krim për të ikur nga krevati. Kam besim të plotë te ajo. Vajza ime është burrneshë. Vajza ime nuk është futur për lekë aty, pavarësisht halleve tona. Televizioni është një portë e madhe”.

Quelle: shqiperia-ime.com