Nuk shkoi në punë për 67 ditë, Trepça ia ndërpreu kontratën

Kompania “Trepça” Sh.A. ka larguar nga puna një person, pasi Komisioni Disiplinor ka konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, përfshirë mungesa të paarsyetuara dhe përfitim të mëditjeve pa qenë prezentë në vendin e punës. Sipas vendimeve të marra më 14 janar 2026, punëtori me inicialet I.R ka munguar mbi 67 ditë pune kalendarike gjatë vitit 2025. Bazuar në Rregulloren për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve, Komisioni Disiplinor ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies p137r punëtorin I.R.
Njoftimi i plotë:
Më datë 12.01.2026, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. I.R.
Bazuar në raportet zyrtar, i njëjti ka munguar 67 ditë në pune.
Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni ka konstatuar shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.27 të Rregullores nr. prot. 2906, datë 30.07.2020, për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A.
Sipas kësaj rregulloreje, shkelje e rëndë konsiderohet mungesa nga puna pa arsye tri ditë rresht ose pesë ditë brenda 12 muajve.
Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot. 405 datë 14.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore: ndërprerje e marrëdhënies së punës.
Gjatë verifikimit është konstatuar se:
44 (dyzet e katër) ditë mungesë të evidentuara,
6 (gjashtë) ditë mungesë pa arsye,
4 (katër) ditë pa asnjë skenim (as hyrje as dalje),
2 (dy) ditë me skenim vetëm të hyrjes, pa skenim të daljes (dyshohet se ka dalë nga vendi i punës dhe nuk është kthyer gjatë ditës së punës),
5 (pesë) ditë mungesë me arsye, sipas raporteve zyrtare (të pa paguara, por të konsideruara të arsyetuara),
6 (gjashtë) ditë me dalje para kohe nga puna, pa arsyetim të justifikuar.
Po ashtu, në seancën e shqyrtimit disiplinor, i njëjti ka pohuar se nuk ka shkuar në punë