Osmani takohet me Walker: Kujtesa e Reçakut mbetet e gjallë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ish-ambasadorin William Walker, shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, për të përkujtuar Masakrën e Reçakut.
Osmani ka vlerësuar Walker-in si njeriun që, në kohët më të errëta të Kosovës, e tha dhe mbrojti të vërtetën, duke e kthyer dhimbjen e popullit në thirrje për drejtësi.
Presidentja ka theksuar se kujtesa për Reçakun dhe respekti për viktimat mbeten obligim i përjetshëm për Kosovën.
Postimi i plotë:
Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën.
Ai është zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi. Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë.