Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

Ish-kreu i UEFA-s, Michel Platini, ka thyer heshtjen pas një dekade larg futbollit. Në një intervistë të sinqertë, legjenda franceze ka folur për përjashtimin e tij nga sporti, fitoren në gjykatat zvicerane dhe akuzat e forta ndaj drejtuesve aktualë të FIFA-s.
Platin-i ishte njeriu që pritej të merrte drejtimin e FIFA-s në vitin 2015, por një pagesë prej rreth 2 milionë dollarësh nga Sepp Blatter bëri që ai të dënohej dhe të largohej nga futbolli. Edhe pse vitin e kaluar drejtësia zvicerane e shpalli plotësisht të pafajshëm, Platini thotë se dëmi u bë qëllimisht.
“Isha i destinuar të bëhesha president i FIFA-s. Gjithçka ndodhi sepse ata nuk e donin këtë. Ishte një padrejtësi e madhe politike. Një grup njerëzish vendosën të më ‘vrisnin’ profesionalisht”, u shpreh ai.
Platin-i nuk i ka kursyer kritikat për pasardhësin e tij, Gianni Infantino. Ndonëse thotë se Infantino nuk ishte organizatori i “komplotit”, ai e quan atë një udhëheqës autokrat.
Ai thotë se Infantino pëlqen njerëzit e pasur dhe të pushtetshëm dhe se sot në FIFA ka më pak demokraci se në kohën e Blatter.