Rama dorëhiqet ose rrëzohet! Zbardhet ultimatumi dhe emri surprizë që merr pushtetin

Nga sinjalet diplomatike te skenari i largimit, pse lëvizja e madhe nuk mund të jetë më kozmetike…
Prej muajit të shkuar, në korridoret diplomatike të Tiranës kanë qarkulluar lajme për lëvizje të mëdha në kupolën e pushtetit rreth datës 25 janar.
Lëvizje që, që në fillim, u perceptuan si zhvillime jo të zakonshme dhe jo si një riformatim rutinë kabineti.
Këtë zhurmë, që qarkulloi edhe në mjediset politike, opozita, si gjithnjë, e keqpërdori, duke përhapur zëra se Edi Rama do të rrëzohej para Vitit të Ri, madje se nuk do ta hante as ‘gjelin e detit’.
Një narrativë naive, e cila në qarqet diplomatike u pa si një manovër tipike tymuese, e nxitur nga vetë Edi Rama për të prishur planin e “bombës së madhe”.
Si zakonisht, kjo tallava, pa ide dhe pa plan, i dha Edi Ramës kohë për të menduar një lëvizje pas ngërçit ku e futën ndërkombëtarët, përmes SPAK-ut, veçanërisht me hetimet ndaj AKSHI-t.
Siç mësohet, Rama ka tentuar të negociojë me amerikanët duke përdorur kanalet e njohura, përkatësisht mentorin dhe këshilltarin e tij Tony Blair. Ky i fundit i ka bërë të ditur se është shumë vonë për këtë, pasi duhej të kishte ndjekur këshillën e tij me kohë.
Po cila ishte këshilla e Tony Blair?
Në kohën kur Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri thirrje Edi Ramës që të përgatiste largimin që në vitin 2024, kryeministri shqiptar kërkoi këshillën e mikut të tij të rëndësishëm.
Blair, sipas burimeve, i ka thënë se duhej të paraqiste një plan të hollësishëm për një largim të butë, me dy versione: ose moskandidimin në zgjedhjet e vitit 2025 për një mandat të katërt, ose ndarjen e mandatit në mes, duke qeverisur vetëm dy vitet e para dhe duke përcaktuar qartë emrin e pasardhësit dhe hapat për tranzicionin.
Në samitin e Tiranës, pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, kancelari gjerman Friedrich Merz u kujtua për gjuhën e trupit, kur i bëri Edi Ramës shenjën e katër gishtave.
Ky sinjal nuk kishte lidhje me ndonjë habi numerike, pasi Merz e dinte shumë mirë sa mandate kishte kryeministri shqiptar. “Habia” ishte në fakt një mesazh i qartë diplomatik: një anomali politike që duhej zgjidhur.
Kokëfortësia e Edi Ramës për të reflektuar mbi këto sinjale i çoi gjërat në ekstrem dhe sot jemi pikërisht në fazën e “shkopit”, pasi “karrotën” kreu i mazhorancës e keqpërdori.
Logjika politike tregon se jemi në një fazë aq të avancuar, sa asnjë operacion makijazhi nuk mund të zgjidhë situatën. Përkundrazi, çdo manovër kozmetike mund të përshpejtojë fazën përfundimtare të Edi Ramës.
Manovra tymuese, e kamufluar me turin promovues të Lea Ypit, nuk duket se ka dhënë efektin e pritur, pavarësisht përpjekjeve për ta pompuar dhe reklamuar maksimalisht.
Sinjalet diplomatike, sipas burimeve, kanë qenë të qarta: pritet një lëvizje e fortë për situatën dhe një sjellje si e një politikani europian, jo si e një autokrati oriental.
Po cilat janë gjasat për formën e “lëvizjes së 25 janarit”?
Sipas burimeve, mendohet për dy skenarë: ose largimi i menjëhershëm dhe përgatitja e një kabineti kujdestar socialist me një figurë përbashkuese, ose shpallja zyrtare e largimit përfundimtar.
Në këto ditë është folur edhe për takime të Edi Ramës me Pandeli Majkon, për të cilin qarkullon ideja se mund t’i jetë kërkuar një rikthim i fortë në PS, qoftë edhe në rolin e njohur të një kryeministri kujdestar./Pamfleti
Quelle: shqiperia-ime.com