Reagim i ashpër nga Instagrami i Labinot Rexhës – thonë se po i bëhet padrejtësi në Big Brother

Kanë reaguar nga Instagrami i Labinot Rexhës për disa gjëra kundrejt tij në Big Brother, që sipas tyre janë padrejtësi.
Ata kanë përmendur disa raste, ku akuzojnë për hapësirën që i është dhënë të tjerëve, e jo Labit.
Tutje sipas tyre duan që këngëtari të dalë keq, përfshirë edhe ngjarjet e tjera në këtë reality shou.
Për më shumë, postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“3 drona për Ludon që ka hyrë që një muaj – respekt e meriton.
3 drona për Limin që vetëm një javë ka hyrë – respekt e meriton.
Labit për dy muaj vetëm 1 dron.
Po pse për Labin nuk pranohen, kur 20 drona janë gati për të?
Kur ishin të gjithë në nominim, u thanë vetëm 3 më të votuarit dhe 3 më pak të votuarit.
Labi, Elijona dhe Londrimi ishin më të votuarit, ndërsa Shkurta, Jasmina dhe Toni më pak të votuarit, që sot janë jashtë.
Emrat nuk u përmendën, sepse nuk duan që Labi të dalë krenar dhe i fortë në lojë.
Nuk u mjafton sulmi nga produksioni dhe opinionistët, sjellin edhe dajën e banorit.
Nxjerrin Arditin duke thënë që Labi s’duhet të marrë pjesë në festë, edhe pse Labi tha se do vinte vetëm për respekt dhe përshëndetje.
Qëllimi i vetëm: ta nxjerrin Labin keq.Jemi lodhur që për Labin shfaqen vetëm momentet e këqija, kurrë ato të mirat.
Çfarë ju bëri Labi që e keni kaq inat? Apo pse e ndryshoi lojën me futjen e tij?
I dha energji shtëpisë, emocione, lot, këndoi, krijoi atmosferë.
Bëri debate me të gjithë, pa përjashtim, gatuajti, pastroi…A janë këto arsyet pse e keni inat? Apo arsyeja e vërtetë se frikësoheni nga fitorja e tij, sepse nuk e doni ju ose sepse i keni të preferuarit tuaj?”.