Sorensen viziton Kosovën, i shkon në takim Osmanit

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot në vizitë zyrtare në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani do ta presë Sorensenin në një takim zyrtar.
Takimi do të mbahet në orën 10:00.
Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes.