Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin anti-drogë të zhvilluar ditën e djeshme.
Në kuadër të operacionit të koduar “Jug & Veri” u arrestuan shtetasit Arben Guçe, Elion Qeva , Fran Pjetra dhe Mark Muraca.
Policia thotë se njëri prej të arrestuarve, konkretisht Mark Muraca dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij, në të cilin u gjet lënda narkotike Cannabis Sativa.
Gjatë ndërhyrjes, Arben Guçe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, si dhe trafikimin jashtë territorit të Shqipërisë”, thotë policia.
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, dënohet me 12 vite burg Astrit Avdyli
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë.
