Pas dy orësh gazetari dhe ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut Sokol Balla lë ambjentet e SPAK. Gazetari Sokol Balla u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.
Ai është thirrur nga prokurori Dritan Prençi dhe u pyet si person që ka dijeni mbi rrethanat e dosjes “Balluku”.
Edhe pse çifti ka qenë i divorcuar prej vitesh, marrëdhënia e tyre ka vijuar në forma të ndryshme. Ndërkohë, hetimet e SPAK për pasurinë e Ballukut po thellohen çdo ditë, përfshirë verifikimet mbi transaksione, udhëtime dhe pagesa të ndryshme, si dhe kontrollin e kompanive që kanë përfituar tendera nën administrimin e saj.

