Aktuale

Meta hap arkivat e fotove nga burgu dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!

residenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke shprehur mirënjohje për figurat historike dhe për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetësisë.

Në mesazhin e tij, Meta thekson se sakrifica e heronjve, dëshmorëve dhe luftëtarëve bëri të mundur realizimin e ëndrrës shekullore për liri. Ai shpreh nderim të veçantë për Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët, sipas tij, udhëhoqën me vizion dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë.

Meta vlerëson se pavarësia e Kosovës ka dëshmuar të jetë një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon, ndërsa sot Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, me zgjedhje të lira, institucione të përgjegjshme dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë e dashur! 🇽🇰❤️🇦🇱

Mirënjohje e përjetshme për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.
Nderim i veçantë për Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhoqën me vizion, guxim dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë.
Pavarësia e Kosovës dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon.

Sot, Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj.
Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!”, shkruan Meta.

Të Ngjashme