Aktuale

“Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit!”, Edi Rama e shpalli “non-grata”, Elisa Spiropali i bën sot të papriturën, ja çfarë po ndodh

Në orën 10:00 të paradites së kësaj të premte kryeministri Edi Rama mblodhi në ambientet e Kryeministrisë anëtarët e kabinetit qeveritar, mbledhje e cila zgjati për vetëm 30 minuta.

Ndryshe nga sa u njoftua më herët, se Elisa Spiropali do të ishte pjesë e këtij takimi, burime për Newsbomb.al konfirmojnë së fundmi se në këtë mbledhje ministrja e shkarkuar, por dhe Pirro Vengu si dhe Belinda Balluku nuk kanë marrë pjesë.

Vlen të theksohet se ky do të ishte takimi i fundit i tyre si ministra në tryezën e qeverisë, pasi mbrëmjen e së enjtes vetë kryeministri Rama lajmëroi ndryshimet e reja.

Siç raportuam dhe ditën e djeshme marrëdhënia mes kryeministrit dhe ministres së Jashtme të shkarkuar tanimë, Elisa Spiropalit, ka pësuar një “krisje”.Madje, gjatë mbledhjes të së enjtes e cila zgjati rreth 9 orë në Pallatin e Brigadave, Rama iu drejtua Spiropalit duke ia thënë në sy pakënaqësitë që kishte.

“Ju shkoni në dyert e ambasadave dhe shani njëri-tjetrin. Kjo është e papranueshme! Ne duhet të jemi bashkë”, ka qenë fraza që Edi Rama përsëriti në Pallatin e Brigadave, duke iu drejtuar kështu Spiropalit.

“Ç’është kjo punë?! Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit”, është shprehur më tej kryesocialisti, duke ju referuar edhe zhvillimeve në selitë diplomatike.

Të Ngjashme