Aktuale

Rrëfimi tronditës i Valbonës: Burri më braktisi te dera e maternitetit

Për Valbonën dashuria, martesa dhe krijimi i familjes nuk ishte ashtu siç ajo, sikurse çdo vajzë tjetër, e ëndërron. Nata e parë në familjen e burrit nisi me dhunë, një dhunë që nuk rreshti kurrë dhe pas saj vuajtje dhe sakrifica të pareshtura.

Në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty”, ajo tregon se pas tre muajsh fejesë ngeli shtatzënë, ishte vajzë, por përveç saj askush nuk ishte i gëzuar, as vetë bashkëshorti i saj. Valbona tregon se ditën që do të lindte ai e ka lënë te dera e materniteti dhe është larguar.

Valbona: Pas tre muajsh ngela shtatzënë, familja e tij nuk e priti fare mirë. U mëriztën, ‘pse ngele shtatzënë ti, duhet të shkoje të punoje, të punoni të dy se duhet të sillni të ardhura’. Erdhi momenti që të lindja.

Ardit Gjebrea: Shkoi gjithçka në rregull?

Valbona: Jo fare!

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Valbona: Që për herë të parë do bëhesha nënë, nuk e ndjeva atë kënaqësi. Shkova në spital, më çoi te dera e spitalit dhe iku. Nuk më ka ndenjur asnjë te koka, nga njerëzit e tij, njerëzit e mi nuk e dinin. Më thotë infermierja “nuk ke një njeri që të sjellë një gotë ujë”. I thashë nuk kam. Kam vuajtur shumë atë natë derisa kam lindur vajzën. Kam qarë.

Ardit Gjebrea: E ke gocën?

Valbona: E kam 15 vjeçe. Ka ardhur në darkë dhe i ka thënë doktorit vëtëm kaq ‘kur do dalë’. Pa pyetur për fëmijën, pa më pyetur mua që si ndjehesh si je, nuk ka pyetur fare.

Ardi Gjebrea: Po njerëzit e shtëpisë, vjehrri, vjehrra?

Valbona: Nuk më erdhën.

/tvklan.al

Të Ngjashme