Të ndryshme Archives - Alb ShowBizzz

Qetësoni sistemin nervor për pak sekonda: Teknikë e thjeshtë që ul ankthin
Vëzhgimi i vetëdijshëm është një teknikë që mund ta praktikoni në takim, në radhë apo në çdo moment tensioni – pa ushtrime të gjata dhe pa përgatitje paraprake.

Kjo metodë përshkruan përqendrimin e qëllimshëm të vëmendjes në momentin e tanishëm. Përmes shqisave dhe ndërgjegjësimit, ne përpiqemi të vërejmë mendimet, ndjenjat, ndjesitë trupore, si dhe pamjet, tingujt dhe aromat përreth – pa gjykim dhe pa reagim të menjëhershëm.

Ekspertët theksojnë se vëzhgimi i vetëdijshëm ndihmon në zbutjen e stresit dhe ankthit, duke forcuar njëkohësisht vetëdijen për veten. Ai na lejon të shohim situatat ashtu siç janë, jo siç na i paraqet ankthi.

Sipas specialistëve, mjafton vetëm një minutë për të rikthyer mendjen nga shpërqendrimi. Përparësia e madhe e kësaj metode është se mund të zbatohet kudo – gjatë udhëtimit për në punë, teksa përgatisni kafenë, ose ndërsa prisni në radhë.

Është e rëndësishme të theksohet se vëzhgimi i vetëdijshëm nuk e zhduk ankthin, por ndihmon që të reagojmë më mirë dhe të ulim simptomat e stresit të përditshëm.

Çfarë nënkupton kjo teknikë?

Bëhet fjalë për t’u kthyer plotësisht në të tashmen dhe për të qenë realisht të pranishëm. Kur jeni të pranishëm, nuk përqendroheni te e ardhmja dhe nuk ngecni te e kaluara; nuk dominoheni nga mendime negative, pesimizëm apo shqetësim emocional, shpjegon psikoterapistja Arati Patel.

Studime të ndryshme tregojnë se praktikat e rregullta të vëmendjes, si vëzhgimi aktiv, mund të:

Ulin nivelin e ankthit

Rrisin qëndrueshmërinë emocionale

Përmirësojnë aftësinë për të reaguar me vetëdije, jo në mënyrë impulsive

Mbështetësit e kësaj metode theksojnë se ajo është studiuar shkencërisht dhe ndihmon në kontrollin e stresit, rregullimin emocional dhe përqendrimin.

Disa psikiatër dhe psikoterapistë e përdorin vëzhgimin e vetëdijshëm si plotësim të terapisë standarde, por sqarojnë se ai nuk zëvendëson diagnozën klinike apo trajtimin mjekësor.

Si praktikohet vëzhgimi i vetëdijshëm?

Arati Patel sugjeron një ushtrim shumë të thjeshtë:

Ndalesë e shkurtër – Merrni frymë ngadalë dhe zgjateni nxjerrjen e ajrit.

Vëzhgoni tri gjëra përreth – Pa i etiketuar si të mira apo të këqija.

Vëzhgoni dy ndjesi trupore – Për shembull këmbët që prekin dyshemenë ose trupi që mbështetet në karrige.

Vëzhgoni një tingull – Qoftë afër apo larg.

Ushtrimi zgjat më pak se një minutë dhe funksionon më mirë kur praktikohet rregullisht.

Për ta kthyer këtë praktikë në zakon, Patel rekomandon ta lidhni me rutina ekzistuese, si:

Pritja që të bëhet kafeja

Larja e duarve

Kalimi nga një detyrë në tjetrën

Kjo teknikë mund të praktikohet gjithashtu në çdo situatë stresi të shtuar – në takim pune, në bankë, në radhë apo gjatë transportit publik.

The post Qetësoni sistemin nervor për pak sekonda: Teknikë e thjeshtë që ul ankthin appeared first on Alb ShowBizzz.

Pse ju duket se po përjetoni Déjà Vu’?
Shumica prej jush me siguri kanë përjetuar të paktën një “déjà vu” në jetën e tyre dhe tashmë, skanimet e para të trurit mbi këtë fenomen shpjegojnë përse. Sipas studiuesit Akira O’Connor, është një shenjë që tregon se truri po kontrollon kujtimet tona.

Sipas këtij studimi, gjithashtu rezulton se truri i personave që përjetojnë “déjà vu”, funksionon siç duhet. Ky fenomen prej vitesh ka qenë një mister për studiuesit, për shkak të natyrës së paparashikueshme dhe shpejtësisë në të cilën ndodh.

Për të realizuar këtë studim në Universitetin e St. Andrews në Britani, është përdorur metoda e krijimit të kujtimeve false. Kjo teknikë konsiston në paraqitjen e disa fjalëve të lidhura me njëra-tjetrën si: krevat, jastëk, natë, ëndërr etj., por jo fjalën kyçe që i lidh së bashku: gjumin. Kur personat që i kanë dëgjuar ato, pyeten të nesërmen për këto fjalë, ata mendojnë se kanë dëgjuar edhe fjalën gjumë-një kujtim fals. Në këtë mënyrë, ata përjetonin një “déjà vu”.

Shkaqe të tjera pse mund të përjetoni një déjà vu:

1-Jeni i/e re.

Rreth 60, 70% e njerëzve që përjetojnë diçka të tillë janë të rinj. Deja vu-të më të shpeshta njeriu i kalon në periudhën 15-25 vjeç.

2- Jeni të stresuar

Sa më shumë të stresuar të jeni, aq më shumë deja vu mund të përjetoni. Kjo, për shkak të presionit në të cilin truri juaj gjendet në ato momente.

3-Truri juaj po punon!

Siç e thamë,  déjà vu është një provë që tregon sa mrekullisht funksionon truri i njeriut. Pra, asgjë për t’u shqetësuar, është lajm i mirë.

The post Pse ju duket se po përjetoni Déjà Vu’? appeared first on Alb ShowBizzz.

Aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme, pamje
Imazhet satelitore duket se tregojnë anijen USS Abraham Lincoln duke u drejtuar nga Lindja e Mesme.

Imazhi, i bërë dje, tregon një aeroplanmbajtëse që ishte parë më parë pranë brigjeve të Venezuelës.

Anija nuk e ka zbuluar publikisht vendndodhjen e saj, siç është e zakonshme për anijet ushtarake, shkruan skynews.

Në vend të kësaj, u identifikua nga Ollie Ballinger, duke përdorur analizën e imazheve satelitore me anë të Inteligjencës Artificiale.

Ndryshe, administrata e udhëhequr nga Donald Trump e cilësoi bombardimin e njësive bërthamore iraniane vitin e kaluar si një nga sukseset e saj të mëdha ushtarake.

Bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore Amerikane hodhën 14 nga bombat më të mëdha në botë, duke goditur dy instalime bërthamore iraniane pa asnjë viktimë amerikane ose humbje aeroplanësh, duke përfshirë dhjetëra aeroplanë luftarakë, tankerë dhe aeroplanë mbështetës që ndihmuan në ekzekutimin e misionit.

The post Aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme, pamje appeared first on Alb ShowBizzz.

Kryeministri Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës të shtunën, ja çfarë pritet
Të shtunën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës.

Takimi është parashikuar të zhvillohet rreth orës 12:00.

Ende nuk dihet se cila do të jetë tema e diskutimeve në këtë takim. Kujtojmë se pushteti vendor gjatë ditëve të fundit është përballur me një situatë të vështirë, për shkak të përmbytjeve që ‘mbërthyen’ vendin pas motit të keq.

Pas përmbytjeve, në shumë zona të vendit ka nisur përllogaritja e dëmeve, pas premtimeve të qeverisë për kompensim.

Kujtojmë se në verën e vitit të kaluar u bënë një sërë lëvizjesh në drejtoritë vendore të bashkive të ndryshme të vendit, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendonte se drejtorët asokohe nuk kishin performuar siç duhej.

The post Kryeministri Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës të shtunën, ja çfarë pritet appeared first on Alb ShowBizzz.

Fisnik Syla preket nga rasti i Durrësit dhe hap zemrën e “qesen” për 3 fëmijët, ja sa milione dhuroi
Historia e tre fëmijëve të quajtur “të braktisur” në Durrës ka prekur opinionin publik dhe ka sjellë reagimin e fortë të sipërmarrësit Fisnik Syla, në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit.

I prekur nga ajo që pa dhe dëgjoi, Syla u shpreh i gatshëm të dhurojë 5.000 euro për fëmijët e Blerina Bashës, e cila deklaron se punon me dy turne për të mbajtur fëmijët. “E mendoj si për veten time, si për dikë të familjes sime”, u shpreh ai.

Sipas nënës, ngjarja është inskenuar nga familja e ish-burrit për t’i marrë fëmijët, ndërsa ajo këmbëngul se po bën gjithçka për ta. Fëmijët aktualisht janë të shtruar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur, ndërkohë që mungesa në shkollë lidhet me sëmundjen dhe përmbytjet e fundit.

Shërbimi Social i Durrësit konfirmon se kushtet e banesës ishin normale gjatë inspektimit dhe se nënës i është ofruar punë e rregullt dhe mbështetje për fëmijët.

Fisnik Syla thekson se do të ndihmojë në çdo formë, madje edhe me kujdestari, nëse vërtetohen deklaratat e nënës .

Mes angazhimeve humanitare, sipërmarrësi vijon suksesin edhe në biznes, duke inauguruar restorantin e tij të ri dhe duke folur hapur për zhvillimet e fundit në jetën personale.

The post Fisnik Syla preket nga rasti i Durrësit dhe hap zemrën e “qesen” për 3 fëmijët, ja sa milione dhuroi appeared first on Alb ShowBizzz.

Si ndikojnë sheqeri dhe produktet e bulmetit te shëndeti i lëkurës
Një nga shqetësimet më të shpeshta të adoleshencës (por jo vetëm) janë aknet dhe puçrrat.

Gjatë kësaj periudhe aknet janë normale dhe pasojë e ndryshimeve të mëdha hormonale dhe fazës së pubertetit.

Megjithatë, aknet nuk kursejnë as grupmoshat e tjera dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me hormonet por edhe me mënyrën e ushqyerjes.

Sa i përket ushqimeve, ka disa prej tyre që kanë tendencën të përkeqësojnë aknet dhe puçrrat.

Sheqeri, produktet e bulmetit dhe aknet

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org shpjegojnë se konsumi i sheqerit dhe i produkteve të bulmetit ka një ndikim të fortë, madje nxit shfaqjen e puçrrave dhe akneve.

Sipas ekspertëve, proteinat tek bylmet mund të ndikojnë në informacionin gjenetik të lëkurës.

Një gjë e tillë nxit inflamacionin ose prodhimin e tepërt të yndyrës që shërben si pikënisja e këtyre problemeve.

Sheqeri gjendet në shumë produkte përveç ëmbëlsirave.

Buka edhe djathi apo produkte të tjera të bulmetit kanë një nivel të lartë glicemie, gjë që e nxit trupin të prodhojë shumë insulinë.

Sekretimi i tepërt i insulinës ka lidhje të drejtpërdrejtë me shpërthimet më të këqija të puçrrave në lëkurë.

Ushqimet me nivel të ulët glicemie kundër akneve

Ekspertët këshillojnë që nëse dëshironi të luftoni aknet dhe puçrrat duhet të konsumoni më shumë produkte me nivel të ulët glicemie.

Drithërat e plota ose buka e elbit

Buka prej elbi dhe ajo prej drithi të plotë të bluar në gur kanë një nivel të ulët glicemie.

Ato janë të pasur me fibër e cila ngadalëson tretjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

Boronica, rrush, mollë

Shumica e frutave kanë një nivel të ulët të glicemisë, sepse ato përmbajnë shumë ujë dhe fibër. Por niveli i glicemisë mund të ndryshojë në varësi të pjekjes së frutave. Lëngjet e frutave për shembull kanë një nivel të lartë glicemie, sepse shtrydhja largon fibrën dhe në lëng mbetet vetëm sheqeri.

Kosi

Kosi është i vetmi produkt bulmeti që ka nivel të ulët glicemie.

Ekspertët këshillojnë konsumin e rregullt të kosit të bërë në shtëpi që është më i shëndetshëm.

Tërshëra

Tërshëra ka një nivel të ulët glicemie dhe ka pak gjasa të shkaktojë luhatje në nivelin e sheqerit në gjak. Tërshëra përmban edhe B-glukanë.

Kjo substancë përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të glicemisë dhe ul yndyrat në gjak.

Arrorët

Arrorët janë të pasur me fibër dhe kanë një nivel të ulët glicemie prej nën 55.

Ato janë gjithashtu të pasur me proteina me bazë bimore, acide yndyrore mono-të-pangopura, antioksidantë, vitamina e minerale si magnezi dhe kaliumi. /agroweb

The post Si ndikojnë sheqeri dhe produktet e bulmetit te shëndeti i lëkurës appeared first on Alb ShowBizzz.

Ndikimi negativ i kafesë tek njerëzit me migrenë
Nëse vuani nga migrena, ka ardhur koha që të heqni dorë nga pirja e kafesë. Studiuesit kanë zbuluar se pirja e tre ose më shumë kafevë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun e një sulmi.

Studimi mori si model 98 njerëz që vuanin nga migrena të cilët thanë  se kanë dhimbje koke deri në 14 ditë në muaj. Ata zbuluan se pirja deri në dy filxhanë kafeje ose pije të tjera me kafeinë nuk kanë asnjë ndryshim në mundësinë e tyre për një migrenë.

Por kur pinin tre filxhanë kafe, rreziku për të patur një sulm në të njëjtën ditë u rrit me 40 përqind. Nëse do të pinin 5 kafe, ajo u rrit me 161 përqind. Udhëheqësi i studimit, Elizabeth Mostofsky, nga Universiteti i Harvardit, tha: ‘Pirja e një ose dy pijeve me kafeinë në ditë nuk duket të jetë e lidhur me zhvillimin e një migrene, por tre ose më shumë mund të shoqërohen me shanse më të larta për të zhvilluar një dhimbje koke. ‘

Më shumë se tetë milion britanikë – tre të katërtat e tyre gra – vuajnë nga sulmet e migrenës, të cilat përfshijnë marramendje, nauze dhe dhimbje koke.  Dhimbjet mund të zgjasin nga katër deri në 72 orë.Migrena prek më shumë njerëz sesa diabeti, astma dhe epilepsia të kombinuara .

Studiuesit, rezultatet e të cilëve janë botuar në American Journal of Medicine, thanë që ndikimi i kafeinës te migrena është komplekse sepse varet nga doza dhe frekuenca. Edhe pse mund të  shkaktojë një sulm, ajo  gjithashtu mund të ketë një efekt qetësues.

Pjesëmarrësit plotësuan disa ‘’ditarë’’ dy herë në ditë për gjashtë javë duke raportuar për shpeshtësinë dhe ashpërsinë e migrenës dhe konsumimin e  pijeve me kafeinë. Shkaku i migrenës nuk është kuptuar plotësisht. Ajo mendohet se ndodh kur aktiviteti jonormal i trurit ndikon në sinjalet nervore, kimikatet dhe enët e gjakut në tru. Shkaktarë të tjerë të mundshëm përfshijnë stresin, ankthin, depresionin, gjumin me cilësi të dobët ose ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual.

Dehidratimi, pirja e tepërt e alkoolit dhe ushqimi i paktë mund ta shkaktoj gjithashtu atë.  Qetësuesit  shpesh janë një trajtim efektiv, gjithashtu fjetja ose shtrati në një dhomë të errët janë gjithashtu teknika të rekomanduara.

The post Ndikimi negativ i kafesë tek njerëzit me migrenë appeared first on Alb ShowBizzz.

“LAJME të…”/ 3 shenjat e horoskopit më me FAT për sot
Për disa shenja të horoskopit hapen mundësi të reja në dashuri, punë dhe projekte personale

3 shenjat e horoskopit më me fat për sot:

Binjakët

Venusi dhe energjia e ditëve në vijim sjellin lehtësi në komunikim, afrime emocionale dhe lajme pozitive.

Një bisedë apo takim mund të ndryshojë rrjedhën e një marrëdhënieje ose projekti.

Virgjëresha

Rikthehet qartësia mendore dhe dëshira për të ndërtuar diçka konkrete.

Një periudhë e mirë për vendime personale dhe stabilitet emocional. Dashuria bëhet më e sigurt dhe e sinqertë.

Shigjetari

Frymë pozitive, guxim dhe dëshirë për të rifilluar diçka të lënë pezull.

Yjet favorizojnë rikthime, ide të reja dhe plane që marrin formë më konkrete në javët në vijim.

The post “LAJME të…”/ 3 shenjat e horoskopit më me FAT për sot appeared first on Alb ShowBizzz.

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…
Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni.

Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes.

“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu.

Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur.

Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani.

Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”, tha ai./Top Channel

The post La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda… appeared first on Alb ShowBizzz.

Si ndikojnë të ftohtit dhe kushtet atmosferike në venat dhe cilat simptoma kërkojnë reagim urgjent
Lehtësimi dimëror shpesh i mashtron pacientët që ta shtyjnë trajtimin, ndërsa disa simptoma tregojnë qartë se është koha të reagoni menjëherë

Shumë persona me vena të zgjeruara pikërisht gjatë dimrit ndjejnë lehtësim, sepse këmbët u ënjten më pak, dhimbjet janë më të lehta dhe shqetësimet e përditshme duket sikur tërhiqen. Në këtë periudhë shpesh krijohet përshtypja se problemi nuk është më aq serioz, ndaj vendimi për trajtim shtyhet. Megjithatë, me ardhjen e ditëve më të ngrohta simptomat rikthehen, shpesh edhe më të theksuara se më parë: ënjtjet janë më të mëdha, dhimbjet më intensive dhe komplikimet më të shpeshta. A do të thotë kjo se gjendja përkeqësohet pashmangshëm nga viti në vit? Sa ndikon realisht stina në ecurinë e sëmundjes dhe a paraqet vera pengesë për trajtim?

Simptomat mund të jenë më pak të theksuara dhe pacientët shpesh mendojnë se nuk kanë më problem ose e shtyjnë trajtimin me justifikime të ndryshme. Gjatë verës ndodh zgjerimi i enëve të gjakut dhe atëherë shqetësimet janë më të forta. Në dimër, enët e gjakut tkurren, ndaj enjtjet, dhimbjet dhe shqetësimet janë më të lehta, prandaj krijohet përshtypja se gjendja është përmirësuar. Në verë, enët zgjerohen, ënjtjet rriten dhe komplikimet janë më të shpeshta, prandaj është e pritshme që problemet me venat të dyfishohen gjatë muajve të verës. Ky mekanizëm përputhet edhe me shpjegimet fiziologjike të përshkruara nga American College of Phlebology, sipas të cilave temperatura e lartë ndikon drejtpërdrejt në zgjerimin venoz dhe përkeqësimin e simptomave, transmeton Telegrafi.

Edhe të ftohtit ekstrem mund të shkaktojë probleme te disa pacientë. Është interesante se një pjesë e tyre raportojnë shqetësime më të forta pikërisht gjatë muajve të dimrit.

Për këtë dukuri nuk ekziston një shpjegim i qartë shkencor, por është shumë e rëndësishme të dëgjohet pacienti. Mjekësia është e bazuar në prova, por nuk është një shkencë plotësisht ekzakte. Nuk mund të “ndryshojmë” një pjesë të trupit për ta zgjidhur problemin menjëherë, prandaj duhet t’i kushtojmë vëmendje simptomave që përshkruan pacienti. Edhe World Health Organization thekson se menaxhimi i sëmundjeve kronike kërkon qasje individuale dhe vlerësim të vazhdueshëm të simptomave.

Sezoni ndikon edhe në vendimin e pacientëve për t’u operuar. Më shumë ndërhyrje realizohen gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës, ndërsa më rrallë gjatë verës. Arsyeja është e thjeshtë: njerëzit planifikojnë pushimet vjetore dhe nuk duan të prishin ritmin e përditshëm.

Qëllimi i operacioneve me laser dhe procedurave minimalisht invazive është që të përshtaten me jetën e përditshme. Operacioni i venave nuk është ndërhyrje urgjente dhe shpesh shtyhet për arsye praktike, jo për shkak të miteve se “nuk duhet bërë gjatë verës”. Nëse dëshironi të shkoni me pushime, por trajtimin duhet ta planifikoni. Nuk duhet t’u nënshtrohemi miteve, por të udhëhiqemi nga nevojat reale shëndetësore.

Simptomat që nuk duhen shtyrë
Edhe pse shumë pacientë jetojnë me vite me simptomat e venave të zgjeruara dhe janë mësuar me shqetësimin e përditshëm, ekzistojnë situata që nuk duhet të injorohen.

Shqetësimet e lehta nuk janë urgjente, por dhimbja e fortë, skuqja, fortësia e venës dhe enjtja kërkojnë reagim të shpejtë. Kur shfaqen ndryshime në lëkurë ose ënjtje të theksuara, bëhet fjalë për një fazë të avancuar të sëmundjes dhe trajtimi nuk duhet të shtyhet. Koha më e mirë për operacion është sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, ndodh që pacientët edhe me plagë venoze të thonë se do të shkojnë në pushime dhe do të paraqiten pas kthimit. Kjo është zgjedhja e tyre, por nga ana mjekësore nuk rekomandohet.

Si duket ndërhyrja?
Nëse ekzistojnë sëmundje shoqëruese të lidhura me venat, kryhen konsultime shtesë dhe përcaktohen masat terapeutike.

Rrallëherë ekzistojnë kundërindikacione për ndërhyrje, pasi ajo kryhet nën anestezi lokale. Numri i pacientëve që nuk e tolerojnë është shumë i vogël. Nëse mund të toleroni trajtimin te dentisti, mundeni edhe këtu. Mosha e pacientëve tanë varion nga 14 deri në 91 vjeç.

Operacioni me laser i venave është një metodë minimalisht invazive që zgjat rreth 40 minuta deri në një orë për të dyja këmbët. Rikuperimi është i shpejtë dhe kthimi në aktivitetet e përditshme po ashtu. Kërkesa e vetme është që pacienti të ecë sa më shumë pas ndërhyrjes.

Këshilla kryesore për pacientët është të mos i zgjidhin problemet vetë, por të kërkojnë ndihmë profesionale. Nëse rekomandohet operacioni me laser, nuk duhet të shtyhet gjatë dhe nuk duhet të ketë frikë. Ky nuk është një operacion që shpëton jetën, por një ndërhyrje që e përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës. Po aq e rëndësishme është edhe ndryshimi i zakoneve të këqija, sepse kjo ndihmon jo vetëm shëndetin e venave, por shëndetin e përgjithshëm. /Telegrafi/

The post Si ndikojnë të ftohtit dhe kushtet atmosferike në venat dhe cilat simptoma kërkojnë reagim urgjent appeared first on Alb ShowBizzz.