Alb ShowBizzz

E mbani mend G-Banin? Ai është rikthyer më fuqishëm se kurrë dhe ka elektrizuar sheshin ‘Nënë Tereza’ [FOTO]

 

Të gjithë ne e mbajmë mend hitin ‘Të dua’ të G-Banit dhe Crazy Girl, ku vlen të theksojmë se kjo këngë dëgjohet ende sot. Ka qenë pikërisht kjo kënga që i ka bërë të famshëm dyshen simpatike, por edhe që të identifikohen ende sot me këtë këngë. Ata kanë fituar një simpati nga të gjithë njerëzit dhe gjatë gjithë kohës pyetet se ku është G-Bani apo Crazy Girl?

G-Bani ka arritur që të mbledhë qindra njerëz ditën e djeshme në sheshin ‘Nënë Tereza’ për të festuar ditën e verës. Ai ka elektrizuar të gjithë sheshin dhe njerëzit kanë kërcyer dhe kanë kënduar bashkë me të duke shënuar kështu rikthimin e pionerit hip pop shqiptar. G-Bani ka treguar edhe njëherë që origjinaliteti funksionon dhe rikthimi i tij është mirëpritur dhe duartrokitur nga publiku.

4ed65292-4d4f-4a37-8a86-165531c29826.jpg

24f9f447-234a-4d5f-b8af-5c9bcb07d9f1.jpg

9fde53d9-7dab-4a75-8327-bd3f713f4da4.jpg

 

 

albshowbizzz.com