‘Je fryma ime’! Ky urim special që Oriola Marashi mori nga njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj, do t’ju shkrijë zemrat [FOTO]

 

Oriola Marashi, një prej modeleve dhe persoanzheve më të komentuara në showbizz-in shqiptar, feston sot ditëlidnjen.

Mes urimeve të shumta që modelja ka marrë sot, ajo që na bëri më shumë përshtypje dhe që na shkriu zemrat ishte pikërisht urimi i nënës së saj, Xhoi Jakaj. 

Ajo ka publikuar një foto të Oriolës në Instagramin e saj, bashkangjitur me një dedikim mjaft emocionues. 

“Në një ditë të bukur pranvere sapo lindi dielli. Së bashku më të lindi dhe lulja ime Oriola Marashi. 18 marsi solli në jetë këtë uraganin tim që është furtunë, dashuri, emocion, zhurmë, zgjim. Më ngre në qiell dhe më ul në tokë sa herë që i do kokrra e qejfit. Nuk dua të jem klishe në urimin tim për ty e të them je fëmija më i mirë në botë. Thjesht je fryma ime! Oksigjeni im. Të dua!”- shkruan nëna e Oriolës.

 

 

 

albshowbizzz.com