Publikohet lista e pesë personazheve shqiptarë më të ndjekur në Instagram, Enca prin e para me afro dy milionë fansa

  
  

Të famshmit shqiptarë janë mjaft aktivë dhe të ndjekur në rrjetin social Instagram.

Disa prej tyre janë aq të ndjekur sa që numërojnë me miliona fansa, të cilët njoftohen përmes këtij rrjeti social për më të rejat rreth artistëve të tyre të preferuar.

Duket se nga showbizi shqiptar, artistja më e ndjekur është Enca Haxhia, e cila aktualisht numëron mbi 1.9 milion ndjekës në rrjetin social Instagram.

Ka qenë vet këngëtarja ajo e cila ka ndarë me fansat e saj në InstaStory listën e pesë personazheve shqiptarë me më së shumti ndjekës.

E dyta pas Encës renditet Luana Vjollca, e cila ka plot 1.38 milionë ndjekës, teksa pas saj radhitet Era Istrefi me 1.37 milion.

  

Kjo është lista me pesë personazhet shqiptarë më të ndjekur në rrjetin social Instagram (Foto: Enca/InstaStory)

  

Reperi Noizy është i katërti më i ndjekur me 1.03 milionë, ndërsa e pesta është modelja dhe këngëtarja Morena Taraku, e cila ka 1.2 milion ndjekës në Instagram.

E lumtur me këtë fakt, Enca në postin pasues i ka falënderuar fansat e saj, duke u thënë se ndjehet e lumtur që e kanë shndërruar në personazhin shqiptar më të ndjekur në Instagram. /Telegrafi/

  

Foto: Enca/InstaStory